Skandali i kompanisë "WizzAir", vonon me rreth 18 orë fluturimin dhe pasagjerët mbeten rrugëve

22 June 2022, 15:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali i kompanisë "WizzAir", vonon me rreth 18 orë
WizzAir

Kompania ajrore "WizzAir" e ka kthyer tashmë në diçka të zakonshme vonesat e shumta të fluturimeve që lidhin Shqipërinë me Europën. Pas disa skandaleve të njëpasnjëshme me vonesat, mbrëmë ka ndodhur “bëma” e radhës”.

Mbrëmjen e djeshme ka patur një udhëtim nga Malmo drejt Tiranës, i planifikuar për t'u nisur në orën 20:30, por si gjithmonë edhe ky udhëtim i kësaj kompanie nuk mund të shkonte pa vonesa.

Pasagjerët janë paraqitur në aeroport që në orën 18:00, por burime për Vox News bëjnë me dije se pasi kanë bërë "check in-in", iu është njoftuar se udhëtimi me kompaninë ajrore "WizzAir" do të ketë vonesa.

Mësohet se pasagjerët prej orës 18:00 kanë qendruar në aeroportin e Malmos, pa e ditur se çfarë do të bëhej me udhëtimin e tyre.

Por skandali është edhe më i madh. Sipas stafit të kompanisë rrotat e avionin kishin probleme dhe duke qenë darkë nuk kishte personel për t'i kontrolluar.

Ky është një super skandal i kësaj kompanie dhe një rraskapitje për të gjithë pasagjerët, ku mes tyre kishte shumë gra dhe fëmijë. Pasagjerët janë nisur në orën 14:00 të ditës së sotme, teksa deri në këtë orë, nuk ju ishte komunikuar asgjë se në çfarë ore do të niseshin.

Kjo nuk është hera e parë që kompania ajrore "WizzAir" vonon fluturimet. Vetëm në pak kohë ka patur me dhjetra denoncime për këtë kompani qoftë për vonesat me fluturimet por edhe për kushtet skandaloze brenda avionëve të saj.

Mbetet për t'u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura, apo si gjithnjë do të mbyllin njërin sy.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 


Video