"Martini e filmoi vajzën që i pëlqente", a ishte "TINA" që punonte në byrektore në telefonin e viktimës (Foto)

22 June 2022, 13:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Martini e filmoi vajzën që i pëlqente", a ishte
Martin Çeço

18-vjeçarja Martina P. ka folur për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar. Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

E reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.

Sot pamjet e gjetura në telefonin e viktimës, bëhet fjalë për një video të filmuar nga Martin Çeço të një vajze që punonte në byrektore dhe iu ka pohuar familjarëve që kjo vajzë i pëlqente shumë dhe komunikonte me të.



Video