"Jemi të vjedhur", Adriatik Lapaj reagon ashpër ndaj Bordit "komunist" të Çetit (Foto)

22 June 2022, 11:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jemi të vjedhur", Adriatik Lapaj reagon ashpër ndaj Bordit
Adriatik Lapaj dhe Shefqet Kastrati

Nafta ka shënuar rënie të ndjeshme sot në bursë, duke humbur afro 5 dollarë krahasuar me një ditë më parë.

Nafta Brent e Londrës ka humbur rreth 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ka rënë me rreth 5% dhe po tregtohet në 104 dollarë për fuçi.

Pas këtij lajmi ka reaguar avokati Adriatik Lapaj i cili shkruan se çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë.

Ndërkohë në vendin tonë çmimi i naftës është ngritur nga bordi ‘komunist’ siç e quante kryeministri Rama. Adriatik Lapaj shkruan se jemi të vjedhur.

Postimi:

Sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë dhe atëhere Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër. Me çmimin që sot ka nafta në bursë dhe standardin e bordit në dt. 8.04.2022 sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri.
JEMI TË VJEDHUR!



Video