Nafta ka shënuar rënie të ndjeshme sot në bursë, duke humbur afro 5 dollarë krahasuar me një ditë më parë.
Nafta Brent e Londrës ka humbur rreth 4% të vlerës dhe po tregtohet në rreth 110 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ka rënë me rreth 5% dhe po tregtohet në 104 dollarë për fuçi.
Edhe nafta e përpunuar në bursën e Londrës ka rënë me rreth 5% dhe po tregtohet në rreth 1255 dollarë për ton.
Bordi “Komunist” këtu tek ne vendosi të shtunën që çmimi i shitjes së naftës me pakicë të jetë 261 lekë/litri.
Ndërkohë për benzinën çmimi është vendosur 236 lekë/litri, kurse gazi do të shitet me 86 lekë/litri.
Edhe pse historia na ka treguar se ngritjet e uljet e çmimit tek ne nuk ndikohen nga çmimi në bursë, siç u pretendua në fillim, por nga kërkesat e “kartelit të naftës”, përsëri pyesim:
Po këtë javë, a do të reflektohet ulja e çmimit në bursa edhe në vendin tonë?