VIDEO: “300 veta në tokë, turp!”, prezantuesja e famshme Simona Ventura denoncon Wizz Air

19 June 2022, 20:15Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO: “300 veta në tokë, turp!”, prezantuesja e famshme

Prezantuesja e famshme italiane Simona Ventura ka rënë viktimë e mos korrektësisë së kompanisë së fluturimeve Wizz Air.

Përmes një videoje në Instagram prezantuesja tregon se si fluturimi i saj drejt Napolit u anulua në sekondat e fundit.

“300 veta në tokë. Është turp”, denoncon ajo.

Ajo tenton të pyes  punonjësit se pse ndodhi anulimi, por askush nuk i përgjigjet. Prezantuesja u kërkon ndjekësve të saj që të kenë kujdes nga kompania Wizz Air.

“Po qëndrojmë këtu prej 4 orësh thotë ajo. Kujdes nga kjo kompani! Jam pa fjalë. Kompanitë low cost duhet të bëjnë detyrën, sepse ne nuk e marrim falas shërbimin, e paguajmë. Këtu ka dhe fëmijë!

Në video shihet i tensionuar bashkëshorti i saj, i cili kërkon që të njoftohet policia.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Simona Ventura (@simonaventura)


Video