Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 2 mln euro, dyshohet se vinin nga trafiku i drogës

22 June 2022, 16:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 2 mln euro, dyshohet se vinin nga
Prokuroria e Tiranës

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën 2 milionë euro, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të operacionit “Summer 2022” ësxhtë vendosur sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Më konkretisht bëhet fjalë për një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Sipas burimeve zyrtare, 39-vjeçari është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Video