Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Elvis Koçi është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Elvis Koçit, teksa në vend të tij është emëruar Iris Ago.
Ago mbante postin e këshilltarit të ministrit të Financave dhe Ekonomisë që prej muajit Dhjetor 2021. Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ( Gusht 2020- Nëntor 2021); ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Shkurt 2017- Korrik 2020).
Iris Ago është diplomuar në vitin 2009 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega FinancëKontabilitet, më tej ka vazhduar studimet Master Shkencor gjatë viteve 2010-2013, si dhe zotëron titullin MSc Bankë dhe Sigurime. Është trajnuar mbi Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SKK & IFRS), Sfidat e Lidershipit në Shqipëri organizuar nga Universiteti George Washington.
Iris Ago zotëron gjuhët anglisht dhe italisht