Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Forcat "Shqiponja" në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit dhe Njësia Operacionale kanë zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një aksion në qytetin e Elbasanit.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, ata kanë ngritur postblloqe në disa nga rrugët kryesore të Elbasanit. Qëllimi i aksionit ka qenë për arrestimin e personave që lëvizin me sende të kundraligjshme, por dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Efektivët kanë kryer kontroll fizik të drejtuesve të mjeteve, por dhe kontrollin e mjeteve me të cilat lëviznin.
Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga ana e policisë së Elbasanit. Kujtojmë se prej këtij qyteti janë dhe disa prej të shpallurve në kërkim në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë".