Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi përfundimit në muajin Maj të mandatit 5-vjeçar të Erinda Ballancës.
Janë 14 kandidatë që kanë aplikuar për t'u zgjedhur Avokat i Popullit, ku mes tyre është dhe Erinda Ballanca, e cila garon për një mandat të dytë. Ndër emrat e tjera janë dhe Jordan Daci apo Ahmet Premçi, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ, Ledio Braho, këshilltari i presidentit Meta, Bledar Dervishaj apo edhe avokati Altin Goxhaj.
Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit. Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, Komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.
Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.
Emrat e kandidatëve për Avokatin e Popullit:
Jordan Daci
Evis Fico
Erinda Ballanca
Bledar Dervishaj
Ahmet Premçi
Endri Papajorgji
Brikena Kasmi
Boriana Nikolla
Altin Goxhaj
Ermir Kapedani
Olta Aliaj
Jorida Rustemi
Drita Avdyli
Ledio Braho