
OSBE përshëndet vendimin e qeverisë për të tërhequr pr/ligjin kontrovers për median, e njohur si paketa e antishpifjes nga agjenda parlamentare.
”I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare” shkruan OSBE përmes një postimi në facebook.
I am pleased that the #Albania government withdrew the controversial draft media laws, known as the “anti-defamation” package, from parliamentary agenda. All media related legislation must guarantee #mediafreedom, in line with #OSCE commitments & other international standards.
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) October 24, 2022
Kujtojmë se ky reagim, vjen pak javë pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai deklaroi se ndryshimet për ligjin e medias janë tërhequr nga propozuesit. Balla tha se iniciativa ligjore ka rënë e se janë tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh, por që në Kuvend vijon të qëndrojë rezoluta kundër dezinformimit.
Paketa ligjore Anti-Shpifje u propozua në vitin 2020 dhe kishte të bënte me kompetencat e zgjeruara që i jepen Autoritetit të Mediave Audio-Vizuale, (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike edhe Postare, (AKEP), për të vendosur gjoba të kripura dhe mbyllur portale elektronike nëse, kur sipas tyre, në publikimet online "shpifin dhe cënojnë dinjitetin e individit.” Por, kjo nismë solli debat, pasi në rekomandimet e Komisionit të Venecias këto kompetenca cilësohen si mekanizma që cënojnë lirinë e medias.