Nuk venë mend nga tragjedia, mjetet lundruese nuk respektojnë zonën e kufizuar në Potam të Himarës (VIDEO)

7 August 2022, 15:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk venë mend nga tragjedia, mjetet lundruese nuk respektojnë
Gomonia

Tragjedia e regjistruar para 5 ditësh, ku u vra nga skafi 7-vjeçarja Jonada Avdia, duket se nuk ka vënë mend tek drejtuesit e mjetev lundruese.

Policia kufotare e Vlorës njofton se ditën e djeshme ka bllokuar tre mjete lundruese, një gomone dhe dy jet ski. 

Drejtuesi i gomones, shtetasi me iniciale V.P. është ndëshkuar dhe me një gjobë prej 100.000 lekësh të rinj, pas pamjeve të publikuara në media duke transportuar disa pasagjerë, duke shkelur zonën e kufizuar për mjetet lundruese.

Ndërsa 2 jet ski u bllokuan për të bërë verifikimin e dokumentacionit

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, janë bllokuar nga Policia Kufitare edhe 3 mjete të tjera lundruese, 1 gomone dhe 2 “Jet ski”. Ndëshkohet me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i njërit prej mjeteve lundruese, pasi nuk respektoi zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Shërbimet e DVKM Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve të mjeteve lundruese, duke marrë shkas dhe nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej një mjet lundrues tip gomone, me të cilin po transportoheshin pasagjerë, në një zonë të kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues tip gomone, në bazë të ligjit nr.43/2020 datë 23.04.2020, neni 6, u ndëshkua me masë administrative 100.000 lekë të rinj, pronari i mjetit lundrues, shtetasi V. P., 50 vjeç dhe u bë bllokimi i këtij mjeti, në portin e Himarës.

Gjithashtu, në vijim të kontrollove, në Himarë, u bë bllokimi dhe i 2 mjeteve të tjera lundruese “Jet ski”, në pronësi të shtetasit F. B., me qëllim kontrollin për dokumentacion, si dhe për verifikim nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Vlorë.


Video