Javën e ardhshme rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për çdo qytet

7 August 2022, 12:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Javën e ardhshme rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për
Mot me shi

I nxehti i këtyre ditëve parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtaraj, java do të nisë e qendrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore.

Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënien e tyre si në tabelë.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Javën e ardhshme rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për


Video