"Nuk do bëj më krime", i “forti” i Shkodrës kërkon lirinë (Emri)

15 May 2022, 14:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nuk do bëj më krime", i “forti” i
Në foto: Safet Bajri i Shkodrës

Safet Bajri, të cilit i kanë mbetur edhe 10 muaj burg kërkon lirinë. Çështja është nën shqyrtim dhe ende nuk është shpallur vendimi. I “forti” i Shkodrës, pjesë e grupit kriminal Bajri, ka kërkuar lirimin me kusht duke i garantuar drejtësisë se nuk do të përfshihet më në krime.

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi” dhe kjo është hera e dytë që ai kërkon liri me kusht, pasi i është refuzuar. Bajrit i kanë mbetur edhe 10 muaj dënim. Nga gjashtë vite, tre ai i shleu në Bruksel dhe 2 vite e dy muaj vijon t’i kalojë në qelitë e 302-shit.


Video