Blerim Preçi, 28 vjeç, nga Miloti dhe Klisman Preçit udhëtonin me këtë makinë kur ndaj tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të kësaj të shtune, pranë një lokali në Ishull Lezhë.
Gazetarja e Tv Klan, Vera Deda, nga vendi i ngjarjes raporton se shënjestër i këtij atentati dyshohet se ishte Blerim Preçi, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Sa i përket lidhjes mes dy të rinjve, dyshohet se ata janë të afërm me njëri-tjetrin.
Ndërkohë referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, gazetarja thotë se dy të rinjtë kanë dalë nga automjeti të pa prekur nga plumbat.
Aktualisht ata janë shoqëruar në polici ku po japin dëshminë e tyre për ngjarjen.
Motivet apo autorët e kësaj ngjarjeje nuk dihen ende. Policia tha se ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.