Kush është nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit

14 May 2022, 18:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kush është nënkryetari i ri i bashkisë së Durrësit
Elio Jani

Elio Jani është emëruar nënkryetar i ri i bashkisë Durrës. Jani bëhet në këtë mënyrë nënkryetari i tretë i bashkisë, pas emërimit të Gentian Kallmit dhe Renis Mullajt.

Në organikën e bashkisë Durrës janë 4 nënkryetarë, kështu që pritet që në javët në vazhdim të caktohet një emër tjetër në këtë post.

Jani aktualisht mban postin e sekretarit organizativ të PS Durrës dhe njëkohësisht ushtron detyrën e këshilltarit bashkiak dhe kryetarit të Komisionit të Strehimit dhe Shërbimeve Publike. Deri një javë më parë, ai mbante detyrën e specialistit pranë njësisë së standardeve në portin e Durrësit, nga e cila dha dorëheqjen.

Më herët, Elio Jani ka mbajtur postin e drejtorit juridik pranë Autoritetit Portual Durrës.


Video