Xhaçka takon homologun ukrainas në Gjermani: Do bëjmë gjithçka për të izoluar Rusinë

14 May 2022, 19:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhaçka takon homologun ukrainas në Gjermani: Do bëjmë
Xhaçka takon homologun ukrainas në Gjermani

Gjatë qëndrimit në Gjermani, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar në Berlin me homologun e saj ukrainas, Dmytro Kuleba.

"Ndamë të njëjtin mendim se si Ballkani Perëndimor, ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë evropiane", tha Xhaçka.

Ministrja nënvizon se e siguroi Kulebën për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.

"Do të bëjmë gjithçka që mundemi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të izoluar Rusinë dhe të ndihmojmë në ndalimin e luftës".

Xhaçka takon homologun ukrainas në Gjermani: Do bëjmë

 


Video