Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi ka zbuluar detaje nga organizimi i finales së Konferencë Ligë, ngjarje që do të mbahet më 25 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
“Janë bërë koordinime për menaxhimin e 20 mijë tifozëve që priten të vijnë. Do të bëhet ndarja e dy tifozerive, ata italianë do të vendosen nga ana e Liqenit ndërsa ata holandezë në bulevardin “Bajram Curri”.
Në një intervistë për Klan News, ai konfirmoi rezervimin e dhomave të hoteleve, ndërsa për të shmangur fluksin po mendohet që mesjava e finales të bëhet pa makina.
“Është një ditë e shënuar për Shqipërinë, u bëj thirrje qytetarëve që të bëjnë një përjashtim për të shmangur lëvizjen me makina.”
Kjo është hera e parë që vendi ynë do të organizojë një sfidë të këtyre nivele, teksa do të shkruhet në historinë e turneut, pasi është edhe hera e parë që zhvillohet ky turne.