Një shpërndarës droge është arrestuar nga policia e Shkodrës në kuadër të operacionit "Ishulli". Në pranga është vënë shtetasi Abdurrahman Grizhja, 19-vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër.
I riu është kapur në flagrancë nga uniformat blu duke shpërndarë lëndë narkotike gjatë një festë në ambient të hapur në ishullin e lumit Buna, në fshatin Zus, Shkodër. Mbi 19-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë këtij operacioni, policia ka proceduar penalisht dhe shtetasit S. H., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” Shkodër dhe F. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Blutë e Shkodrës kanë sekuestruar dhjetëra doza narkotike cannabis sativa dhe një sasi e vogël lënde narkotike kokainë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.