Një efektiv i Policisë së Tiranës është ndarë sot nga jeta në mosh të re për shkak të një arresti kardiak. Bëhet fjalë për efektivin Edi Veli.
Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit për një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se Edi Veli ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.
Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
Reagimi i plotë:
Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.
Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar.
Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
U prehsh në paqe Edi!
