Motoristi "fluturon" në ajër, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në aksin Korçë-Pogradec (VIDEO)

22 July 2022, 15:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Motoristi "fluturon" në ajër, dalin pamjet e aksidentit
Momenti i aksidentit

Kanë dalë pamjet e aksidentit të regjistruar ditën e djeshme në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit, ku një motor u përplas me një makinë dhe për pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.

Siç shihet në videon e mëposhtme, mjetin tip “Toyota Yaris” me drejtues shtetasin B. K., 61 vjeç, i ka prerë rrugën motorit me drejtues shtetasin Zh. V., 17 vjeç.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, motori, i cili ishte dhe pa targa, nuk ka arritur të ndalojë dot duke u përplasur me makinën. Përplasja ka qenë aq e fortë sa 17-vjeçari ka përfunduar nga krahu tjetër i makinës, duke u përplasur në tokë.

17-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë banues në fshatin Zvirinë të Maliq. Policia ka rrestuar sot 61-vjeçarin, i cili akuzohe për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa është proceduar penalisht edhe 17-vjeçari.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.


Video