Mediat e botuesit Irfan Hysenbelliu kanë vazhduar denoncimet ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli.
Ato shkruajnë se si zyrtarët e doganave shqiptare u kapën për vjedhje kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal në Greqi.
BW dhe Panorama shkruajnë se sipas dokumenteve të gjykatës së apelit në Janinë Artur Sejati me detyrë drejtor i hetimit doganor dhe vartës direkt dhe i drejtorit të përgjithshëm Genti Gazheli, është kapur në flagrancë së bashku me zyrtarët e tjerë të doganave duke kontrabanduar dy kamionë me mallra të vjedhur.
Pas këtyre lajmeve ka reaguar me anë të një postimi në facebook vetë drejtori i përgjithshëm i doganave, Gent Gazheli. Drejtori i doganave shkruan se pronari i News 24, BalkanWeb dhe Panorama zoti Irfan Hysenbelliu është betuar që nuk do të m'i falë borxhet që i ka shtetit.
Sipas tij mediat në fjalë, nuk e publikuan reagimin tim edhe pse ai nuk fliste me emër as për ato dhe as për organizatorin e këtij sulmi për shkak të detyrës, zotit Irfan Hysenbelliu!
Postimi:
Dje nuk përmenda emra, por pronari i News 24, BalkanWeb dhe Panorama zoti Irfan Hysenbelliu është betuar që nuk do të m'i falë borxhet që i ka shtetit!!! Mediat e tij janë hedhur në një sulm personal me shpifje dhe fyerje personale, sapo "Birra Tirana" ka marrë gjobën e merituar sipas ligjit për fshehje të ardhurash në një shumë të konsiderueshme!
Dje mediat në fjalë, nuk e publikuan reagimin tim edhe pse ai nuk fliste me emër as për ato dhe as për organizatorin e këtij sulmi për shkak të detyrës, zotit Irfan Hysenbelliu! Sot detyrohem t'i tregoj me gisht dhe të ndaj me publikun se pasi kam informuar autoritetet shtetërore do të informoj edhe trupin diplomatik edhe shoqatat vendore dhe ndërkombëtare të mediave!
Nuk dua të hap për momentin gjyq me zotërinë, për të cilin thuhet kudo se është gjobvënës mediatik, por tani që po e provoj në kurriz egërsinë kriminale të shpifjeve të këtyre mediave do ta vlerësoj me zyrën juridike një gjyq për reputacionin e Doganës Shqiptare!
Me shpresën që mediat e tjera do ta publikojnë këtë deklarim publik, i them zotit Irfan dhe të gjithë irfanëve të tjerë që janë mësuar të shijnë në kurriz të shtetit me maskat e medias, se mua nuk më lëkundin dot në zbatimin e ligjit fiskal!
Pas drejtorit të doganave ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili me anë të një statusi në twitter shkruan se: 'Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s'ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash'?!
Pyetja ime është: Si luftohet me shpifjen apo qoftë edhe me akuzat legjitime në këtë vend,kur jo vetëm media që shpif apo akuzon, po edhe mediat e tjera s'ia japin të drejtën e fjalës personit publik të akuzuar,nëse ky i fundit flet hapur për një shantazh nga një pronar mediash?! pic.twitter.com/rRODhih7z0
— Edi Rama (@ediramaal) July 22, 2022
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.