Trageti "Adria Ferries" anulon lundrimin Bari-Durrës, i shkëputet kavoja

22 July 2022, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trageti "Adria Ferries" anulon lundrimin Bari-Durrës, i
Trageti "AF FRANCESCA"

Një nga tragetet "Adria Ferries" ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit. Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti Portual i Durrësit përmes një njoftimi për qytetarët në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për tragetin "AF FRANCESCA" dhe mësohet se anulimi i lundrimit është bërë për shkak se mëngjesin e sotëm në Portin e Barit tragetit i është këputur njëra nga kavot e derës kryesore.

Kompania njofton pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.

Njoftimi:

Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin

Trageti "AF FRANCESCA" ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.

Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.


Video