Mbytet një grua në plazhin e Durrësit

22 July 2022, 17:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbytet një grua në plazhin e Durrësit
Foto ilustruese

Një grua është mbytur pasditen e sotme në bregdetin e Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13 Durrës, në afërsi të urës të Dajlanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video