Në qytetin e Lezhës është zhvilluar sot protesta e parë kundër marrëveshjes së kryeministrave Rama dhe Meloni që do të sjellë në zonën e Shëngjinit mijëra emigrantë afrikanë.
Disa qytetarë marshuan në rrugët e qytetit dhe kërkuan që edhe të tjerë t’u bashkohen për të mos lejuar kthimin e Shëngjinit në kamp refugjatësh.
Në pankartat që binin në sy në këtë protestë shkruhej: “Mos e kthe Lezhën në Lampeduza”, “Mysafirin e zgjedh unë dhe jo Edi Rama”, apo “Mos ma sill Afrikën, më sill Europën”.
Ish-kryetari demokrat i komunës, Salvador Kacaj tha përpara të pranishmëve se Rama sjell emigrantët në Lezhë, pasi sipas tij ai e urren veriun.
“Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për "besëlidhje" ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët, që nuk duan as të vijnë në Shqipëri,” u shpreh Kaçaj.