Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “arrest në burg” për edukatoren e kopshtit “Stinët” në Tiranë, pas dhunës barbare ndaj një vajze 3-vjeçare.
Edukatorja Majlinda Dehima, dyshohet se përveç dhunës fizike të herëpashershme ndaj vogëlushes, i ka shkaktuar asaj edhe thyerjen e këmbës.
Prokuroria gjithashtu thotë se ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike nga ambientet e brendshme të kopshtit.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkoi caktimin e masëssë sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për personin nën hetim M. D., për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, të parashikuar nga neni 124/b/1 i K.Penal.
Kjo masë ukërkua menjëherë pas marrjes në dorëzim ditën e sotme, më dt. 09.11.2023, tëprocesverbalit për kqyrjen e pamjeve filmike (usb), i cili është mbajtur më dt. 08.11.2023. Me shkresën nr. 9538/1 prot., dt. 08.11.2023, protokolluar në Prokurori me nr. 10983 prot., dt. 09.11.2023, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka përcjellë aktin e ekspertimit mjeko-ligjor.
Prokuroria pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, po kryen veprimet e tjera procedurale për dokumentimin e faktit, në kuadër të procedimit penal nr. 7527, i regjistruar pas kallëzimit mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.1,për Veprën Penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.