Marrëveshja me Italinë për refugjatët, qytetarët e Lezhës paralajmërojnë protestë

9 Nëntor 2023, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EdI Rama dhe Giorgia Meloni

Pas marrëveshjes së firmosur nga Edi Rama me homologen e tij italiane Georgia Meloni për pritjen e refugjatëve në Shëngjin, banorët e Lezhës kanë njoftuar një protestë ditën e nesërme.

Ata deklarojnë se nesër është ‘dita e marshimit për vendin tonë, qytetin ku jemi lindur e rritur!’.

Sipas tyre shndërrimi i ‘Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme! Shndërrimi i Shëngjinit në kazan emigrantësh, nuk do të lejohet! Nesër marshojmë për të ardhmen tonë, të familjeve tona, për Lezhën!  Mos prano përdhosjen e Lezhës dhe Shqipërisë! Bashkohu nesër ne orën 15:00, në shëtitoren e Drinit, tek ish aneksi dhe MARSHO!’, thuhet në njoftimin që i paraprin protestës.


Video