Mori 20 mijë lekë në këmbim të votës për PS/ GJKKO dënon me 8 muaj burg, Gëzim Paplekajn!

9 Nëntor 2023, 11:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gëzim Paplekaj

GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg, Gëzim Paplekajn, i cili akuzohet se mori 20 mijë lekë në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

Paplekaj akuzohet për korrupsion pasiv në zgjedhjet qendrore të 2021. Në një video të publikuar, Paplekaj shfaqet duke marrë 20 mijë lekë për 4 vota në favor të Partisë Socialiste.

Paplekaj u dënua me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 8 muaj burg.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e zbatimit të këtij vendimi. Ai do të qëndrojë në një burg të sigurisë së zakonshme.


Video