Emri: Kush është 30-vjeçarja nga Pogradeci që flaku foshnjën në bodrum. Lëshohet urdhër-arresti

9 Nëntor 2023, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bodrumi ku u braktis foshnja

30-vjeçares Eglanta Isufi që braktisi foshnjen sapo i është komunikuar urdhër arresti.

Sapo të dalë nga ambientet e spitalit do të akomodohet te Blloku i Sigurisë.

Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Foshnja i gjinisë mashkull, që u gjet i braktisur ditën e djeshme (8 Nëntor) në një bodrum në zonën e Yzberishtit, vijon të jetë shumë rëndë në Maternitetin "Koço Gliozheni". 

Pavarësisht përpjekjeve që vijojnë prej ditës së djeshme, gjendja e vogëlushit nuk ka paraqitur asnje përmirësim si pasojë e hemoragjisë pulmonare dhe hipotermisë.

Bebja ka shkuar pa shenja jete në spital, por ka ardhur në jetë pasi u fut në ranimacion intensiv dhe masazhit kardiak. 

Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, shkak i kësaj gjendje të foshnjes është bërë lindja e tij në kushte të pa përshtatshme. 


Video