Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, qindra qytetarë protestojnë para Ministrisë së Arsimit

9 Nëntor 2023, 17:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta para MAS

Qindra qytetarë janë bashkuar sot në një tubim përpara Ministrisë së Arsimit, pas dhunës barbare të një vajze 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në Tiranë.

Me pankarta në duar, gra, nëna dhe fëmijë kanë kërkuar arrestimin e edukatores që dyshohet se i theu këmbën vajzës së mitur.

“Si mund të ndodhë kjo, a kontrollohen këta njerëz, a kanë certifikatë, a kanë licencë. Është e tmerrshme”, është shprehur një qytetare.


“Reagimi i institucioneve është shumë keq. Ajo duhet të jetë në burg, unë jam gjyshe, do të protestojmë gjithmonë”, ka thënë një tjetër pjesëmarrëse në protestë.

Sakaq, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën arrest në burg për edukatoren si dhe ka udhëruar sekuestrimin e pamjeve filmike.


Video