Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë drejt SHBA

29 November 2023, 16:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Lehtësohet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me përfaqësues të DASH

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është lehtësuar lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA dhe anasjelltas.

Në dakordësi dhe bashkëpunim me Departamentin e Shtetit, tani shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt SHBA edhe nëse pasaporta e tyre skadon në 6 muajt e fundit përpara udhëtimit. 

Njëherësh, shtetasit shqiptarë që kthehen nga SHBA drejt Shqipërisë mund të udhëtojnë edhe nëse pasaporta e tyre ka skaduar.

Vendimi, u dakordësua sot, gjatë takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashme pati në Tiranë me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, vendimi i cili e fut Shqipërinë në të ashtëquajturin “Grupi i Klubit 6 mujor”.

Ministria e Jashtme jep njoftimin e rëndësishëm: Lehtësohet


Video