“Dha jetë në duart e policisë”/ Prokuroria pushoi çështjen, nëna e Lear Kurtit: Shkoj dy herë te varri dhe...

29 Nëntor 2023, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lear Kurti

Një ditë më parë Prokuroria pushoi çështjen, duke dalë në përfundimin se nga ana e efektivëve të policisë nuk ka pasur shkelje gjatë dhe pas shoqërimit të tij në komisariat.

32-vjeçari humbi jetën një vit më parë, ndërsa sipas aktit të ekspertimit, shkak është bërë gëlltitja e qeses me lëndë narkotike, pasi u ndalua nga policia. Mes lotësh ka folur sot nëna e Lear Kurtit në News 24.

Por nëna e tij thotë se djali i saj ka vdekur në duart e efektivëve, dhe se ata do dihej që t’i jepnin ndihmën e parë dhe ta dërgonin në spital, e më pas të vazhdonin me procedurat ligjore.

Duhej ta çonin në spital, pastaj të bënte policia punën e saj. Këtu kanë bërë shkelje. Në momentin që e kanë kapur, nuk di gjë dhe kamera nuk diskutohet dhe çdo gjë pastrohet, por Leari ka dhënë jetë në duart e tyre. Dhe në spital e kanë sjellë të vdekur dhe i vunë kot një vigon fallco. Leari ka dhënë jetë në duart e tyre, të policisë.

Te Leari është dhe një shenjë të brinja, nuk e di, a me shkelm apo… unë shpresoj shumë të Gjykata. Çfarë të them unë e shkreta, ajo që u bë u bë, por nuk ka siguri këtu. Se si puna e djalit tim mund t’i vijë radha tjetrit, që nuk ia uroj askujt.

Po të kishin vepruar siç duhet sot Leari do ishte o me mua ose çfarë do bënte shteti. Unë shkoj dy herë në javë te varri i djalit dhe i lutem Zotit të na takojë bashkë. T’i kishin dhënë ndihmën e shpejtë, se e kishin afër spitalin”, rrëfeu ajo mes lotësh.

Video