U zhduk pas aksidentit në Sarandë, dalin pamjet kur shoferi mbledh sendet dhe largohet (VIDEO)

29 Nëntor 2023, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamjet kur shoferi pas aksidentit mbledh sendet dhe largohet

Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme dhe është përmbysur në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Policia nuk ka mundur ende të identifikojë shoferin e mjetit pasi ai u largua menjëherë pas aksidentit.

Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ ai mbledh rrobat që ka në makinë dhe largohet.

Personi që ka kapur pamjet thotë se shoferi nuk e priti policinë, por e braktisi mjetin dhe u largua nga tokat bujqësore.

Ende nuk dihet se kush është personi në video. Makina është me targa rumune, por nuk përjashtohet mundësia që shoferi të jetë shqiptar.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Video e marrë nga JOQ

Video