Reshjet e dendura shkaktojnë rënie masive dherash në Librazhd!

29 November 2023, 09:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Reshjet e dendura shkaktojnë rënie masive dherash në Librazhd!

Rënie masive dherash janë regjistruar në aksin rrugor Librazhd–Elbasan.

Si pasojë e reshjeve të dendura, rënie masive dherash ka pasur në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.

Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit, pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave.

Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh.

Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq.


Video