A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Rreth 500 artistë nga të gjitha trevat e shqiptarisë do të ngjiten mbrëmjen e sotme në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, qindra vallëtarë, këngëtarë nga shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe zonave arbëreshe të Italisë së Jugut do të performojnë mes motiveve patriotike në “Folk Fest”.
Pamjet e këtij koncerti që përmbyll festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë i transmeton “live” në Facebook kryeministri Edi Rama.
“Folk Fest, koncerti që bashkon shqiptarët! 500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët bashkë në skenën e shqiptarisë”, shkruan Rama në Facebook.