Moti i keq, ARRSH: Ulni shpejtësinë kur qarkulloni, disa akse...

29 Nëntor 2023, 13:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
ARRSH

Reshjet e dendura të shiut dhe dëbora kanë krijuar problematika në disa akse rrugore të vendit. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në qarkullimin me makinë.

Në mënyrë që të shmangen aksidentet, ARRSH këshillon vendosjen e gomave të dimrit e të zinxhirëve, si dhe uljen e shpejtësisë.

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Moti i keq, ARRSH: Ulni shpejtësinë kur qarkulloni, disa akse...

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.

Temperaturat kanë qenë në rritje Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Video