“Më doli babai në ëndërr”, Lulzim Caka zbulon si u arratis nga burgu: Gjeta 3 kuaj në mal

21 June 2022, 19:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më doli babai në ëndërr”, Lulzim Caka zbulon si
Lulzim Caka

Lulzim Caka, i njohur ndryshe si “i tmerrshmi i Beratit”, akuzohet për shumë ngjarje kriminale, teksa prej 2019 është i lirë, pas përllogaritjeve të gabuara nga burgu.

Ai aktualisht është në Greqi dhe ndodhet në kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me Interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë. Lulzim Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta.

Sot ai ka folur nga arratia dhe ka zbuluar se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit shumë vite më parë. Lulzim Caka ka deklaruar se u arratis, pasi këtë gjë ja tha babai i tij në ëndërr.

“Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam në burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai gjatë një interviste televizive.


Video