"Më jep para", babai shqiptar rreh dy vajzat e veta, pasi i kërkojnë lekë

21 June 2022, 18:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Më jep para", babai shqiptar rreh dy vajzat e veta, pasi i
Foto ilustruese

Një familje shqiptare është bërë protagoniste e skenave të dhunës në Greqi.

Mediat fqinje raportojnë se një baba shqiptar ka dhunuar dy vajzat e tij. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion.

Një episod dhune është regjistruar në një familje shqiptare në Heraklion, ku babai ka dhunuar dy vajzat e tij.

Mësohet se grindja ka nisur kur vajza 20-vjeçare po këmbëngulte duke i kërkuar babait të saj një shumë parash, ndërsa ai po mundohej tja shpjegonte se nuk kishte.

Në një moment, babai 54-vjeçar e ka goditur 20-vjeçaren dhe i shkaktoi mavijosje në sy. Në këtë situatë në debat ka ndërhyrë edhe vajza më e vogël e familjes, 18-vjeçarja, e cila nga ana e saj ka nisur të godasë me shqelma të atin.

Të gjithë përfunduan në Drejtorinë e Policisë dhe u morën në pyetje, ndërsa çështja po shqyrtohet sot në Gjykatën Autofore të Kundërvajtjeve të Heraklionit.


Video