Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy sende të paligjshme janë zbuluar gjatë kontrollit në burgjet e Sigurisë së lartë ditën e djeshme.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim dhe ato janë zbuluar më konkretisht në qelitë e burgut të Peqinit dhe Burrelit.
Mësohet se të burgosurit kishin përshtatur televizorët me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu. Pajisjet janë sekuestruar nga policia.