
FOTOLAJM/ Legalizime në këmbim të votës, "Sulltanesha" e Roskove...
19 Mars, 19:40Fokus
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK.
Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (10 korrik).
Ende nuk dihet çështja për të cilën kryebashkiaku i PS-së është thirrur për t’u marrë në pyetje.
Video e siguruar nga VoxNews, ku shihet kryebashkiaku i Lezhës duke hyrë në ambientet e SPAK.
Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit.