Deklarata e fortë e analistit: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin

9 Korrik 2024, 23:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervin Karamuço

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se në Shqipëri ka tendencë të krijohet një familje mafioze.

Karamuço solli shembullin e mafias në vendet fqinje, por tha se në Shqipëri janë ende grupe kriminale të strukturuara.

Ai shtoi se familja mafioze ka fuqinë të komandojë edhe shtetin.

“Ka një tendencë që e kemi ndarë në disa diskutime lidhur me krijimin e një familjeje mafioze të mirëfilltë. A ekzistojnë kushtet, po! Janë këto goditje falë SKY dhe Encrochat të cilat atrofizojnë mundësinë që të avancojnë dhe të jenë një luftë për autoritet tona që do ndihen të pafuqishme.

Ka tendenca, sidomos në Shqipërinë e mesme dhe në Veri që mund të çojnë që formën e bashkimit të strukturave të caktuara ne na ngjajnë si sindikata. Bëhen bashkë, por jo të kenë krijuar një komision të mirëfilltë nga ato që njohim ne që nga Siçilia, Ndragheta e kështu me radhë.

Ne biem dakord me një gjë, jo në kuptimin e elementeve te traditës mafioze, por kemi tendencën që disa nga këto organizata të bashkuara mund të komandojnë shtetin. Ata na thonë mafia shqiptare, por aktualisht janë organizata kriminale, por që mund të kthehen në familje mafioze”, u shpreh Karamuço në Top Story.

Video