Po lundronte me vëllain në Ksamil, 14-vjeçarja bie nga “Jet Ski” dhe pëson lëndime të rënda

9 Korrik 2024, 19:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese / Ksamili

Një 14-vjeçare është plagosur rëndë pasi është rrëzuar nga një motor deti në Ksamil.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka qenë duke lundruar së bashku me vëllain e saj, kur është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Ajo është dërguar me fraktura të shumta në trup, drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë së Sarandës:

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Video