‘Partnerë në krim’! Rrëfimi i Ballukut: Në Llogara veprova me po...
7 Nëntor, 20:40Fokus
Shtyhet seanca në Apelin e Posaçëm për ish kryetarin e Bashkisë Pogradec Eduart Kapri dhe për 5 ish punonjësit e tjerë të Bashkisë.
Avokati i Kaprit kërkoi kohë të përgatitej për konkluzionet, për këtë arsye kërkoi shtyrje të seancën në një datë tjetër, kërkesë e cila u pranua nga trupa e gjykimit.
Seanca e radhës u caktua më datë 24 korrik në orën 11:30 minuta. Shkalla e parë e shpalli të pafajshëm Kaprin, ndaj të cilit ishin ngritur dy akuza, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim.