Falsifikoi dokumentet për në Akademinë e Sigurisë, ndalohet oficeri i Policisë në Shkodër!

9 Korrik 2024, 12:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një punonjës policie në komisariatin e policisë së Shkodrës, është ndaluar me urdhër të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjergj Gjeloshi akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Njoftimi i policisë:

Vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit. Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve", “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

Video