Vr*sja e Xhimi Bakaj në Fier, ish-burri i vrau bashkëjetuesin, flet 27-vjeçarja: Prindërve të mi u thoshte do ta zhduk dhe…

9 Korrik 2024, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xhulian Miho

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Fier, ku një 39-vjeçar ka goditur me thikë për vdekje bashkëjetuesin e ish-bashkëshortes së tij në lagjen 'Kryengritja" e Fierit.

I pyetur në seancën gjyqësore të së dielës, Mihaj pohoi se nuk ka patur thikë me vete, por ia ka marrë viktimës pasi u përleshën me njëri-tjetrin.

Autori i vrasjes tha para gjyqtarit të seancës, se me viktimën kanë patur herë pas here debate dhe kërcënime, ndërsa ai e ka denoncuar tre herë në policinë e Fierit.

Para togave të zeza, 39-vjeçari Mihaj shprehu pendesë për krimin, ndërsa nga kafazi i qelqtë i kërkoi ndjesë familjarëve të 23-vjeçarit Bakaj.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i autorit të krimit tha për mediat se motiv për ngjarjen janë bërë zënkat e vazhdueshme klientit të tij dhe viktimës.

Ndërkohë 27-vjeçarja, ish bashkëshorti i të cilës vrau bashkëjetuesin e saj, ka treguar detaje nga jeta e tyre.

Ngjarja do më mbesë traumë gjithë jetën! Me Xhulianon nuk është bërë shkak Xhimi për divorcin. Kanë qenë probleme të tjera, nuk mund ta shtyja dot më me atë njeri.

Hynte në burgje në Itali, Marjus është emri i tij i vërtetë. Kishim 9 vite bashkë. 2.5 vite ishim thuajse të ndarë jetonim në dhoma të ndarë, rrinim vetëm për hir të fëmijëve. I thoja do të ndahemi dhe më thoshte të vras madje më ka nxjerrë thikën edhe para fëmijëve.

Më vinte poshtë shtëpisë më ofendonte më shante kërcënonte. U kishte thënë edhe familjarëve të mi se do më zhdukte.

Në se del një mesazh apo foto e nisur nga ne tek ai, futem unë në burg. Mund t’i kem thënë e dua Xhimin, por kurrë ato pisllëqe që pretendon ai. Si mund të nisja diçka të tillë, kur nuk i kisha pranuar që kisha një lidhje. Më telefononte deri në 2 të natës me pretekstin a kishin fjetur fëmijët apo jo.

Unë jetoja me motrën, por Xhimi jetonte pranë meje në një shtëpi tjetër. Kishim lënë që gjithçka të bëhej zyrtare pas divorcit zyrtar”, u shpreh ajo.

Video