Bllokohet nesër Bypassi i Fierit, si do të kryhet lëvizja e mjeteve

9 Korrik 2024, 14:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës nga ARRSH për zbatimin e projektit "Qendra e Monitorimit të Trafikut", do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm në aksin rrugor by-pass-i i Fierit

Për këtë arsye nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier- Levan dhe më pas në aksin kryesor të By-pass Fier.

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugën alternative, duke përdorur aksin rrugor "Fier-Levan", gjatë orarit të punimeve.

Po ashtu trafiku do të devijohet dhe në aksin Plepa-Kavajë, dhe Rrogozhinë-Kavajë.

Njoftimi i plotë i ARSH

Në vijim të punës për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut (200km) Faza e parë”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të informacionit të ndryshueshëm VMS ( tabela elektronike) në segmentet rrugore:

1.Plepa-Kavajë, më datë 09.07.2024 nga ora 23:00 deri në orën 01:00 të datës 10.07.2024, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore duke filluar nga mbikalimi Plepa deri te Nyja e Malit të Robit dhe me tej në aksin kryesor.

2.Bypass Fier, më datë 10.07.2024 nga ora 03:00 deri në orën 05:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Levan dhe me tej në aksin kryesor të Bypass Fier.

3.Rrogozhinë-Kavajë, më datë 10.07.2024 nga ora 07:00 deri në orën 09:00, do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën dytësore përpara mbikalimit të Spilles dhe më tej në aksin kryesor.

Menaxhimi i trafikut do kryhet sipas Planit të menaxhimit të Trafikut.

Kontraktori i punimeve në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për këtë devijim.

Video