Gjendet pa shenja jete një 45-vjeçar në Shijak, çfarë dyshohet

9 Korrik 2024, 17:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një godinë të braktisur në Shijak, bën me dije policia.

"Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 45 vjeç, banues në Shijak", njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Video