
Avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese me argumentin se tre gjyqtarët kanë shqyrtuar të njëjtën kërkesë me parë, për të cilën kanë vendosur rrëzim.
Mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj, për këtë arsye seanca e kësaj të marte u shty më datë 16 korrik.
Kjo trupë gjykuese pritej që sot të shqyrtonte kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokim të masës se sigurisë.
Të dy janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, njëri nga Apeli i Posaccëm e tjetri nga shkalla e parë për dosjen “Partizani”, dosje e cila është drejt perfundimit të hetimeve.
Në seancën e radhës do merret vendimi për rekursin e paraqitur nga palët si dhe për kërkesën e tyre për perjashtimin e trupës së gjykimit.