Kujdes, pamje të rënda/ Publikohet momenti kur pitbulli kafshon vogëlushen 4-vjeçare në Vlorë!

9 Prill 2026, 21:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeni "Pit Bull" Vlore

Pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi dy ditë më parë qytetin e Vlorës, ku një 4-vjeçare u kafshua nga pitbulli, janë publikuar.

Në pamjet e siguruar nga VoxNews, shihet se si pitbulli ka kafshuar në kokë vogëlushen e më pas e tërheq zvarrë.

Sapo qeni kafshon 4-vjeçaren, të pranishmit vrapojnë ta shpëtojnë, duke tërhequr me forcë pitbullin. Më pas ata kanë arritur të largojnë qenin nga vogëlushja, duke i shpëtuar jetën.

Video e siguruar nga VoxNews:


Pitbulli e ka kafshuar atë në kokë, por shëndeti i vajzës fatmirësisht është i stabilizuar dhe tashmë ka dalë nga spitali, mirëpo nuk dihet fati i kafshës.

Dyshohet se qeni është vrarë përmes eutanazisë, gjë që ka sjellë reagimin e shoqatave për mbrojtjen e kafshëve.


Video