Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës, do hapet në fillim të muajit maj

9 Prill 2026, 16:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Loti i parë i autostradës Tiranë-Durrës, me një gjatësi prej 6 kilometrash, do të hapet për qarkullim në fillim të muajit maj. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, gjatë një inspektimi të punimeve në këtë aks.

Gjithashtu, ministri bëri të ditur se do të vijojë puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të autostradës Tiranë-Durrës.

Ministri Karakaçi nënvizoi se po vijojnë punimet edhe për dy projektet e tjera, si Bypassi i Tiranës dhe Kashar-Lekaj.


Video