A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus

Një depozitë uji e ndërtuar në tokë shtetërore e cila ishte marrë me qera, është shembur nga ana e IKMT, në fshatin Risili.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, IKMT dhe Bashkia Vlorë kanë zbarkuar në fshatin Risili.
Toka ka qënë e marrë me qera nga Arjan Hanaj në vitin 2012 nga komuna Shushicë dhe ditët e fundit ka qënë duke u kryer ndërtimi i një rezervuari për vaditjen e tokave.
Pas verifikimit në terren mbi zbatimin e dokumentacionit dhe janë kapur shkelje, nga ana e bashkisë së Vlorës kanë nisur procedurat duke çuar deri në shëmbjen e saj.
Kanë qenë mjetet e IKMT të cilat më pas kanë bërë dhe shëmbjen e objektit, duke ndërhyrë në kodrën ku po ndërtohej depozita.